Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidat miqësore me Greqinë, të cilat do t’i shërbejnë si parapërgatitje për Ishujt Faroe në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Atmosfera është e mirë në kampin e kombëtares e cila me padurim pret sfidat me Greqinë.
“Kombëtarja ka arritur në Selanik dhe po ushtron në sallën ku luhen ndeshjet përgatitore me Greqinë.
Motivi te vajzat është maksimal që këto ndeshje të shfrytëzohen si duhet para sfidave kualifikuese me Ishujt Faroe”, – njofton FHK.