Kosova në grup me Serbinë, e jashtëzakonshme

1 minut lexim

Hidhet shorti për Kampionatin Ballkanik U19, femrat, U20, meshkujt dhe U16, femrat, ku merr pjesë Kosova.

Në mbledhjen e mbajtur nga Asocioacioni i Volejbollit Ballkanik (BVA) sot, u caktuan datat, teksa u tërhoq edhe shorti për grupet pjesmarrëse.

Në Kampionatin U20, meshkujt, Kosova është pjesë e vazos A, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Kjo garë zhvillohet mes datave 6-10 shtator dhe zë vend në Shqipëri.

Në anën tjetër, sa i përket Kampionatit Ballkanik U19, femrat, Kosova garon me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Turqinë dhe Rumaninë, me këtë të fundit që do t’i organizojë ndeshjet mes datave 10-14 gusht.

Te grupmosha U16, femrat, Kosova është pjesë e vazos A, së bashku me Turqinë, Bullgarinë dhe Greqinë. Ky Kampionat fillon pas 15 janarit, 2023, në Turqi.

Gjithashtu Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Kampionatit në Beach Volley U22, meshkuj dhe femra. Datat e këtyre garave do të publikohen nga BVA gjatë ditëve në vijim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputetja e PD-së e cilëson 30 prillin ditën më të bukur në historinë e partisë së cilës ajo i përket

Story i radhës

​Donfried: SHBA mbështet integrimin e Malit të Zi në BE

Të fundit nga