Kosova mposhtet nga Holanda, lamtumirë Evropianit

May 11, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës u përpoqë me të gjitha forcat por pa sukses në konak të Holandës, duke pësuar humbje me rezultat 34:29 (16:12).

Humbja në Prishtinë nga Ishujt Faroe i ka kushtuar shternjtë, kësisoj nuk arritën që të shënojnë suksesin historik për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian. 

Djelmoshat e Bujar Qerimit treguan lojë të mirë në Holandë por që nuk mjaftoi për fitore.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 16:12 për holandezët. 

Edhe në pjesën e dytë vendasit luajtën me qetësi dhe arritën fitore, duke siguruar biletën për në Evropian.
Hendbollisti Rutger ten Velde me 12 gola ka qenë fatal për Kosovën.

Leonard Gegaj me 8 gola e Valon Dedaj me 6 sosh, ishin më efikasit të Kosova.

Ishujt Faroe përfunduan në vend të parë me 9 pikë në grupin e gjashtë të rrethit të dytë kualifikues, pasojnë Holanda me 8, Ukraina 4 dhe Kosova 3.

Kombëtarja jonë u përballë me mungesa të rëndësishme. Për shkak të lëndimeve munguan Bujar Ramosaj, Rron Ramadani, Kastriot Jupa, Shaban Zogaj e Lionel Mirdita.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vendimi i ZReE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike,Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media

Story i radhës

Stresi publikon klipin e “Sa t’kam dasht” me protagoniste Keisin

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë