Në Schinas të Greqisë, ku po zhvillohet faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian U20 në beach volley, që mbahet në kuadër të Kampionatit Ballkanik, sot është hedhur shorti për ndarjen e grupeve.
“Kosova është vendosur në Grupin B, së bashku me:
Turqia 1
Moldavia
Greqia 2
Djelmoshat tanë Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, të drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, janë gati për sfidën e parë:
Sot, në ora 12:15, Kosova e nis garën kundër Moldavisë.
Më vonë gjatë ditës, do të përballemi me ekipin Turqia 1.
Ndërsa nesër zhvillohet ndeshja e fundit në grup, ndaj Greqisë 2″, njofton FVK.
Burimi: botasot.info


