Kosova merr vendin e katërt në “Grand Prix Croatia 2022” të karatesë

March 22, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate zuri vendin e katërt në mesin e 33 shteteve te botes në Grand Prix Croatia 2022, që u mbajt nga 18 deri më 20 mars në Samobor te Kroacisë.

Kosovarët fituan 30 medalje (prej tyre 7 te arta, 10 te argjendta dhe 13 te bronzta), ku pjesëmarrës ishin 90 garues në mesin 1473 garuesve, në disiplinën kata dhe kumite.

E veçanta e kësaj gare nga Përfaqësuesja e Kosovës ishte pjesëmarrja edhe në garën Para olimpike ( me nevoja te veçanta) ku, garuesi Jusuf Kupa fitoj medaljen e artë, transmeton KosovaPress.

Në ketë garë kosovarët me paraqitje dhe renditjen përfundimtare lëne mbrapa shteteve te mëdha me garues që ishin nga Azerbajxhani, Franca, Sllovakia dhe Hungaria.

Paraqitje shumë të mirë kosovarët kishin edhe me ndarjen e drejtësisë, ku morën pjesë 4 gjyqtarë (kryetari Ardian Muhadri, Edon Xharra, anëtar i komisionit, Astrit Nrecaj dhe Arta Jakupi) ku u veçua kryetari i gjyqtarëve Ardian Muhadri, nga Federata Kroate u caktua shef i arenës nr.1, duke menaxhuar dhe udhëhequr gjyqtarët tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kylie Jenner tregon gjithçka për shtatzëninë mes një videoje!

Story i radhës

Afganët e strehuar në Lezhë largohen nga Shqipëria

Të fundit nga

ShkoLartë