kosova me afer nato s haxhiu mirepret rezoluten e prezantuar ne kongresin amerikan 69f4736e9c451

Kosova më afër NATO-s, Haxhiu mirëpret rezolutën e prezantuar në Kongresin amerikan

May 1, 2026
1 minut lexim

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së Presidencës.

“Mirënjohje për Përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka theksuar u.d. presidentja Haxhiu.

Ndryshe, një ditë më parë kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler prezantuan një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Në rezolutë thuhej se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë një “rast bindës” për anëtarësimin e saj në Aleancë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba bllokon 42 anije me nafte ne ngushticen e hormuzit 69f472876af28
Lajmi i mëparshëm

SHBA bllokon 42 anije me naftë në Ngushticën e Hormuzit

praktika arrest me burg zbulohet dita kur do shprehet gjykata e larte 69f473d00c8ff
Lajmi i radhës

Praktika “Arrest me burg”, zbulohet dita kur do shprehet Gjykata e Lartë

Të fundit nga

Alessandra Ambrosio mahnit me bikini në Bali

Alessandra Ambrosio ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me paraqitjen e saj të fundit gjatë pushimeve në Bali, ku u shfaq me bikini shumëngjyrëshe dhe stil të relaksuar në plazh. Supermodelja 45-vjeçare
ShkoLartë