kosova mban stervitjen e pare sahiti thote se duhet fituar ne shtepi 67d89a643e409

Kosova mban stërvitjen e parë, Sahiti thotë se duhet fituar në shtëpi

March 17, 2025
1 minut lexim

Kosova duhet të fitojë në shtëpi kundër Islandës, ka thënë Emir Sahiti.

Ai ka folur pas stërvitjes së parë të Kombëtares së Kosovës, që ka nisur sot përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet vendimtare të “play-off”, të cilat do të vendosin për promovimin në Ligën B të Nations League. Ndeshja e parë do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmuesi i Hamburgut është shprehur i lumtur që është sërish pjesë e Kombëtares dhe ka theksuar rëndësinë e përqendrimit maksimal për ndeshjen e parë.

“Është ndjenjë e mirë të jesh gjithnjë pjesë e Kombëtares. Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi bërë si familje. Duhet të fokusohemi 100% në këtë ndeshje dhe ta fitojmë në shtëpi. Synimi ynë është ngritja në Ligën B”, ka deklaruar Sahiti pas stërvitjes.

Përzgjedhësi Franco Foda e ka ndarë ekipin në dy grupe gjatë seancës stërvitore. Një pjesë e lojtarëve janë stërvitur në fushë, ndërsa disa të tjerë kanë kryer rikuperim në hotel.

Lojtarët që janë stërvitur në fushë:
Muric, Bekaj, Dellova, Hoti, Paqarada, Vojvoda, Aliti, Gallapeni, Rrudhani, Rexhbeçaj, Zyba, Krasniqi, Abdullahu, Rashica, Muslija, Emërllahu, Sahiti, Al. Rrahmani, Muriqi.

Lojtarët në rikuperim:
Saipi, Am. Rrahmani, Krasniqi, Zabërgja, Berisha, Demaku.

Bbefasia e grumbullimit, talenti gjashtëmbëdhjetë vjeçar i Stuttgarter Kickers U17, Lirjon Abdullahu, ka treguar emocionet e tij për ftesën. 

“Nuk e kam pritur ftesën, sepse jam vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç. Megjithatë, jam i lumtur që po më jepet mundësia të tregoj vlerat e mia në Kombëtaren A. Më kanë pritur shumë mirë dhe dua t’u tregoj të gjithëve se çfarë di”, ka thënë Abdullahu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ministrja e drejtesise reagon qe specialja spo i jep leje hashim thacit per varrimin e babit absurde e padrejte 67d896a67e16b
Story i mëparshëm

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

taara teknologjia e re e internetit me lazere a do te arrije ti sfidoje satelitet e musk 67d89b538ab43
Story i radhës

Taara, teknologjia e re e internetit me lazerë – a do të arrijë t’i sfidojë satelitët e Musk?

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë