Kosova luan sonte rastin e fundit për kualifikimin në Euro 2024

Kosova luan sonte rastin e fundit për kualifikimin në Euro 2024.

Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit.

Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.

Tekniku slloven ka bërë një ndryshim krahasuar me titullarët e përballjes të së shtunës me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Edon Zhegrova do e nisë ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të mesfushës, me Betim Fazlijin që ka përfunduar në stol.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE heq sanksionet ndaj tre oligarkëve rusë

Story i radhës

iPhone 15 Pro dhe Pro Max vinë me materiale prej titani dhe procesor më të fuqishëm

Të fundit nga