Kosova luan edhe ndeshjen e dytë kualifikuese të Evropianit në Çeki, kundër Turqisë!
Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, ka zhvilluar edhe takimin e dytë në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian, të cilat po zhvillohen në Brno të Çekisë.
Vashat “Dardane” ditën e sotme patën një test jashtëzakonisht të vështirë ndaj një rivali tejet të fortë siç është Turqia, nga e cila pësoi disfatë me rezultat 3-0 (25-10, 25-9, 25-16).
Rezistencën më të madhe Dardanët e treguan në setin e tretë, ndërsa e gjetën të pamundur të gjejnë përgjigje ndaj një ekipi me shumë kualitete në dy setet e parë.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër Austrisë ditën e nesërme, me fillim nga ora 16:00.