Kosova kërkon që ta nisë sa më mirë

Qipro pret në shtëpi përfaqësuesen e Kosovës në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin 2 të Ligës C.

Kjo do të jetë sfida e parë zyrtare për teknikun e ri të “Dardanëve”, Alan Giresse, i cili ka marrë një fitore 5-0 përballë Burkina Fasos dhe një barazim 1-1 me Zvicrën në dy testet e para miqësore të zhvilluara.

Kosova kërkon që ta nisë sa më mirë këtë rrugëtim në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, ku në grup do të ketë përveç Qipros, edhe Greqinë me Irlandën e Veriut.

Kështu “Dardanët” përveç ngjitjes në Ligën B, do të luftojnë dhe për të siguruar fazën “playoff” të EURO 2024.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amerika vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Story i radhës

​Raportime të reja për bomba në Beograd

Të fundit nga