​Kosova i zhvillon dy ndeshje miqësore në “Fadil Vokrri”

October 20, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, e të cilat do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Miqësoren e parë “Dardanët” do ta luajnë kundër Armenisë, më 16 nëntor, derisa më pas do të përballen me Ishujt Faroe, më 19 nëntor, kundërshtar me të cilin janë ballafaquar edhe më parë.

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova, ditë më parë, ka mësuar rivalët e grupit për kualifikimet e Euro 2024, ku bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Ndeshjen e parë kualifikuese Dardanët do ta luajnë si mysafirë kundër Izraelit, më 25 mars.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

30 vjet Gjykatë Kushtetuese, Begaj: Funksionimi i demokracisë, kusht i panegociueshëm

Story i radhës

Ja kur është koha më e mirë të shkoni në palestër

Të fundit nga

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar datat dhe oraret e takimeve. Më 14 janar
ShkoLartë