Shkup, 15 dhjetor – Komisioni Evropian ka ndryshuar përmbajtjen e raportit sipas së cilës, nga Maqedonia është kërkuar të vendosë viza për lëvizje për qytetarët e disa vendeve, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës, informon Zhurnal.
Por nga ky raport, së fundmi është larguar Kosova duke marë parasysh reagimin e menjëhershëm të ministrit të jashtëm Osmani i cili u shpreh se duhet të jetë një gabim nga KE-ja dhe se nuk ka gjasa t’i vendosen viza qytetarëve kosovarë.
Në këtë listë, ngelen edhe më tej Turqia, Azerbajxhani, Bocvana, Kuba dhe El Salvador.
Kjo listë sipas tyre është një nga elementet bazë të planit të miratuar akcionar i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Komisioni tërësisht mbështetë regjimin pa viza me Kosovën si çështje me prioritet. Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat për liberalizim të vizave. Jemi të gatshëm të mbështesim Parlamentin dhe Këshilli që të vazhdojnë sa më shpejtë të jetë e mundur”, thonë nga KE për “Republika”.
Ndryshe dje BE arriti pajtueshmëri që qytetarët e Kosovës më së voni në vitin 2024 të lëvizin pa viza./Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk