Kosova gjunjëzon Irlandën

Kosova arrin fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Billie Jean King Cup“.

Në ditën e pestë të këtij Kampionati, në përballje me Irlandën, vajzat tona shënojnë fitore duke e mposhtur ekipin kundërshtar me rezultat 2:1.

Paraqitje të shkëlqyeshme pati lojtarja jonë Adrijana Lekaj e cila arriti të fitojë në lojën në single ku mposhti kundërshtaren Sinead Lohan, me rezultat: 6:1 5:7 6:3, dhe në çifte së bashku me Arlinda Rushiti, mposhtën dyshen Celine Simunyu / Carragh Courtney, me rezultat: 6:2 6:2.

Me këtë fitore, duke u renditur në pozitën e katërt në grup, ekipi ynë siguroi qëndrimin në Grupin II në Kampionatin Botëror “Billie Jean King Cup”, një grup mjaft i fortë, në të cilin do garoj dhe vitin e ardhshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luizi për Efin: Ajo nuk mund të më shfrytëzojë mua, do ta nxjerrë nga shtëpia

Story i radhës

Rreth 6 milionë euro drogë kapet në dy kompani në Maqedoni, pronarët janë nga Shqipëria /VIDEO

Të fundit nga