Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 27:24 (14:13) ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit në Istog, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll.
]Në një atmosferë të mirë, me një lojë të mirë, vashat tona ia dolën të fitojnë sfidën e parë.
Megjithatë e bën hapin e parë drejt kualifikimit por nuk duhet harruar faktin se i pret edhe ndeshja e kthimit dhe duhet ende punë.
Pjesa e parë me rivalitet të madh e cila u përmbyll me rezultat 13:14 në favor të Kosovës..
Hendbollistja Leonora Demaj shkëlqeu në 30 minutat e parë duke shënuar 8 gola.
Në pjesën e dytë vashat tona treguan lojë të mirë dhe e rritën epërsinë në pesë gola (24:19) në minutën e 53-të.
Lojtaret e Ishujt Faroe shfrytëzojnë gabimet e vashave tona dhe ngushtojnë rezultatin në 24:22 në minutën e 52-të.
Në minutën e 56-të, Kosova shtoi epërsinë në 4 gola (27.23).
Vashat Dardane shënuan fitore me rezultat 27:24 ndaj Ishujt Faroe.
Leonora Demaj është më efikasja të Kosova, me 9 gola, e ndihmuar nga Fitore Aliu 4, Marigona Hajdaraj 4, Mirela Gjikokah 3, Pashke Marku 2 sosh etj.
Te ishujt Faroe, Marianna Geirsdottir Eystberg është më efikasja me 10 gola, së bashku me Suna Hansen 7 sosh.
Ishujt Faroe – Kosova 24:27
Palestra e sportit në Istog.
Shikues; 1.300.
Gjyqtarë: Hatipoglu Unlu, Mehtap Simsek (Turqia).
Ishujt Faroe: Wardum, Geirsdottir 10, Hansen 7, Olsen 1, Mittun 5, Egholm, Mortensen, Johansen 1, Olsen, Weyhe, Brandenborg, Bentsdóttir, Palsdottir, Sveinbjørnsdóttir, Bentsdóttir dhe Petersen,
Kosova: Kelmendi, Demaj 9, Aliu 4, Gjikokaj 3, M. Hajdari 4, Mulaj, Shatri 1, Ar. Hajdari 1, Marku 2, M. Mulaj 1, Mehmeti, Milatoviq, Rugova 1, Rexhepi, Ujkiq 1 dhe Ajmetxhekaj.