Kosova fillon “aventurën” potencialisht të gjatë të anëtarësimit në BE

December 16, 2022
min lexim

EREN BEKSAÇ

Pasi zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) mori vrull me luftën Rusi-Ukrainë, Kosova ka përshpejtuar punimet rreth asaj për t’u bërë pjesë e unionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje i dorëzoi kandidaturën e vendit të tij për anëtarësim në BE, Çekisë, vend i cili aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ai theksoi se do të ishte reale që Kosova të synojë një kohë prej 9 vitesh për t’u anëtarësuar në BE, duke potencuar se “Ne nuk duam asnjë derë të pasme, as rrugë të shkurtër. Ne duam ta ndërtojmë BE-në në vendin tonë me njerëzit tanë”.

Presidentja Vjosa Osmani, nga ana e saj, në mesazhin e saj në Twitter, tha se “E zgjodhëm Evropën, sepse ne jemi Evropë. Republika e Kosovës, aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE, duke realizuar ëndrrën dhe aspiratën e popullit tonë për t’u bërë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian”.

Në aplikimin e Kosovës për anëtarësim erdhën mesazhe mbështetjeje nga zyrtarë të lartë të vendeve si Estonia, Austria, Finlanda dhe Kroacia.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në mesazhin e tij, duke mirëpritur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, tha se “I urojmë sukses Kosovës në rrugëtimin evropian. Do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe përvojat e Kroacisë”.

A mund të marrë Kosova statusin e vendit kandidat?

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së hyri në fuqi në prill të vitit 2016, por për arsye se pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Spanja, Greqia, Rumunia, Sllovakia dhe Administrata Greke e Qipros Veriore, edhe institucionet e BE-së nuk mund të njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Në marrëveshjen e BE-së qëndron neni se “çdo shtet i Evropës” mund të aplikojë për anëtarësim në union, por për herë të parë një vend nuk njihet nga të gjitha anëtarët e unionit, gjë që shkakton të mos dihet saktësisht se si do të ecë procesi, pas një përpjekjeje të tillë.

Çekia javën e ardhshme duhet t’i njoftojë vendet anëtare lidhur me aplikimin e Kosovës, por në vitin 2023 pritet që vendet si Spanja dhe Suedia që do të kryesojnë me unionin të mos jenë të prirur për integrimin e Kosovës në BE, si dhe të mos ecë procesi shpejt, pasi në vitin 2024 do të mbahen zgjedhjet parlamentare në BE.

A do të ndikojnë tensionet në veri të Kosovës në intergimin e vendit në BE?

Zyrtarët e BE-së për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në union, i kushtëzon këto dy vende që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare që do të zgjidhte problemet mes tyre.

Palët së fundmi janë duke negociuar mbi një tekst të njohur në publik si plani franko-gjerman, i mbështetur nga SHBA-ja dhe të gjithë vendet anëtare të BE-së.

Sipas planit të siguruar nga mediat, Kosova duhet të lejojë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nga ana tjetër, nga Serbia para se të njohë Kosovën si një shtet i pavarur, i kërkohet që të respektojë integritetin territorial dhe të lejojë anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

Në rast se Kosova dhe Serbia dakordohen mbi planin franko-gjerman dhe nënshkrojnë marrëveshje, pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën mund të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe kështu Kosova mund të marrë statusin e vendit kandidat të BE-së më parë sesa pritet.

Zyrtarët evropianë shpresojnë se negociatat rreth planit franko-gjerman të përfundojnë në muajt e pranverës.

Shtetasit e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën e Shengenit

Ndërkohë, në periudhën e kaluar Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, u dakorduan që shtetasve të Kosovës t’u jepet liberalizim të vizave.

Nëse procesi përfundon pa problem, shtetasit e Kosovës nga 1 janar 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën e Shengenit.

Gjithashtu, pasi Rusia u nxor nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës për shkak të sulmeve të saj në Ukrainë, Kosova aplikoi për anëtarësim në këtë institucion dhe procesi ende vazhdon.

Procesi i anëtarësimit në BE

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor ishin përcaktuar si “kandidatë potencialë” në Samitin e Liderëve të BE-së në vitin 2003 në qytetin grek të Selanikut.

Në vitin 2022, Ukraina, Moldavia dhe së fundmi Bosnjë e Hercegovina morën statusin e “vendit kandidat”, duke e rritur numrin e vendeve që presin aderim në BE në 8.

“Statusi i kandidatit” përbën hapin e parë të një vendi për të aderuar në BE që zgjat me vite të tëra dhe pasi një vendi i jepet “statusi i kandidatit”, fillojnë negociatat e anëtarësimit, ku duhet të plotësohen kriteret.

Fillimi dhe mbarimi i negociatave të aderimit mund të zgjasin me vite.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Francë, policia identifikon shoferin që shtypi 14-vjeçarin me origjinë marokene

Story i radhës

Vllaznia ngec përballë Kastriotit

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë