Ora shënon 18:00! Sipas planit të masave të publikuar nga policia tani nis hyrja e tifozëve në stadium, 2 orë e 45 minuta para sfidës.
Para se të futen në stadium, tifozët i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga efektivët e policisë.
Nga ana tjetër, tifozët festuan më parë, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.
Federata Shqiptare do të nderojë para ndeshjes me Çekinë katër futbollistë të cilët së fundmi i kanë dhënë lamtumirën kombëtares.
Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula u pensionuan nga ngjyrat kuqezi dhe tashmë do të marrin nderimet e duhura si një legjendë e kombëtares.
Burimi: botasot.info