Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit synon fitoren e shtatë me radhë në Bezirks Liga.
Skuadra shqiptare është favorite e madhe të paktën në letër dhe presin që pikët të mbesin në konakun e tyre.
Ecuria e përgatitjeve po shkon si është më së miri për sfidën me Sc Unterbach, e cila do të zhvillohet të dielën e fundjavës.
“Pas një jave pa ndeshje për klubin tonë kjo e diel na sjell përballë Sc Unterbach, ekip e cila nuk duhet nënçmuar assesi edhe pse kundërshtari mban pozitën e fundit në tabelë me vetëm 5 pikë të grumbulluara nga 14 ndeshje.
Lojtarët tanë ndihen të gatshëm ta zhvillojnë këtë ndeshje dhe të dalin me 3 pikët e radhës dhe për të mbajtur ecurinë pozitive ku nga 6 ndeshjet e fundit kemi dalur 6 herë fitues.
Andaj mos mungoni edhe këtë të diel me fillim nga ora 14:30 ju mirëpresim në përkrahje të klubit tonë të zemrës“, njofton FC Kosova me president Bujar Neziri.