kosova eshte e pavarur serbia duhet ta njohe shkrimtarja serbe ia thote ne sy vucicit te verteten 62077b87142d4

“Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë!” Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiçit të vërtetën

February 12, 2022
1 minut lexim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është zënë ngushtë mbrëmjen e djeshme, pasi një gazetare ja ka thënë në sy atij gjatë një përballje televizive, se Kosova është vend i pavarur dhe Serbia duhet ta njohë.

Por, Vuçiç tha se mendon që në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Në emisionin e televizionit serb “TV Prva”, ku po diskutoheshin tema të rendësishme për Serbinë, ishte i ftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në pyetjen nëse Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkrimtarja Srbljanoviç tha se “Kosova është shtet i pavarur për 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”.

“Atj ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje. Janë të kota e gjithë pasuria dhe rrugët nëse jemi në një luftë rrëshqitëse me shqiptarët”, tha Srbljanoviç.

Shkrimtares serbe presidenti Vuçiç iu përgjigj, duke thënë se me siguri i ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president, kur mendon kështu.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiç.

“Ballkani i Hapur është ideja më e mirë, është një mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe marrëdhëniet tona të këqija”, tha shrkimtarja./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e rende ne nigeri kamioni del nga rruga vdesin te pakten 10 persona 62077b83449c5
Story i mëparshëm

E rëndë në Nigeri/ Kamioni del nga rruga, vdesin të paktën 10 persona

vrasja e shekullit rrugetimi i izet haxhise qe nga ekzekutimi i azem hajdarit e deri te denimi me 21 vite burg dje 62077b8a8f943
Story i radhës

“Vrasja e shekullit”/ Rrugëtimi i Izet Haxhisë që nga ekzekutimi i Azem Hajdarit e deri te dënimi me 21 vite burg dje

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë