Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ushqimore

December 21, 2024
1 minut lexim

Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Anila Denaj tha se nënshkrimi i marrëveshjes me homologun e saj Faton Peci, është një tjetër angazhim i përbashkët që forcon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kjo marrëveshje adreson sfidat e pazgjidhura dhe krijon një kornizë të re për një treg më të sigurt dhe të unifikuar për prodhimet tona, duke mbështetur fermerët dhe fuqizuar tregtinë mes dy vendeve”, tha Denaj.

Sipas saj, kjo marrëveshje e lidhur mes ministrive do të zbatohet nga institucionet përgjegjëse të varësisë për fushat e përgjegjësisë së lidhjes së kësaj marrëveshjeje.

Për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Republikën e Shqipërisë do të jetë zbatues Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (ISUV).

Për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Republikën e Kosovës do të jetë zbatues Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, (AUV) dhe Laboratori Ushqimit dhe Veterinarisë (LUV).

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tjetër aksident tragjik/ Automjeti përplaset me kamionin në aksin “Librazhd-Përrenjas”, humb jetën shoferi dhe plagoset pasagjeri

Të fundit nga

Shumë lagje të Shkupit pa ujë!

Shumë lagje të Shkupit kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit kryesor të qytetit F-1600. Kjo ndërhyrje komplekse, sipas autoriteteve, është e nevojshme për

Dimri hyri, ja temperaturat për sot

Këtë të shtunë dhe fillon zyrtarisht stina astronomike e dimrit, në orën 10:21, me kohë lokale. Pas shumë vitesh dimri po pritet të filloj me mot tipik, me të reshura dëbore. Moti
ShkoLartë