Kosova e Shqipëria mësojnë sot kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

December 13, 2024
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mësojnë sot kundërshtarët për fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Shorti do të hidhet në selinë qendrore të FIFA-s në orën 12:00.

Kosova është pozicionuar në vazon e katërt, ndërsa Shqipëria ndodhet në të tretën, çka e bën të mundshme një përballje direkte mes dy kombëtareve shqiptare.

Në vazon e katërt, përveç Kosovës, ndodhen edhe Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania, të cilat nuk mund të jenë kundërshtare të Dardanëve.

Ndërkohë, Shqipëria ndodhet në vazon e tretë, ndërsa në vazon e dytë janë ekipet si Suedia, Uellsi, Polonia, Rumania, Norvegjia dhe Çekia, që mund të jenë kundërshtare të mundshme për Kosovën.

Kualifikimet për Kupën e Botës 2026 do të fillojnë në vitin 2025 dhe do të zhvillohen me 12 grupe.

Gjashtë grupet e para do të kenë nga 4 ekipe, ndërsa gjashtë grupet e tjera nga 5 ekipe.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt për në fazën finale të Botërorit, ndërsa vendet e dyta, së bashku me disa ekipe të tjera nga Liga e Kombeve, do të garojnë në fazën “play-off” për të siguruar një biletë për turneun.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mjegull në rrugën drejt Kodrës së Diellit, në Gjavato dhe Pletvar

Story i radhës

SHBA vendos kufizime të reja për viza ndaj zyrtarëve gjeorgjianë

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë