Kosova e Dusseldorfit nuk njeh humbje në pesë javët e para, ka 4 fitore e 1 barazim në Landesliga.
Kuqezinjtë fitojnë në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj TuRU Düsseldorfit.
Djelmoshat e Kosovës i japin leksion rivalit të qytetit.
VfL Juchen-Garzweiler kryeson me 15 pikë e ka dy më shumë se Kosova në pozitën e dytë.
“Qyteti i Dyseldorfit na takon ne. Fortuna Dusseldorf është ekipi i cili merr pjesë në Bundesligen e dytë Gjermane
Ekipi ynë për momentin është ekipi dytë pas tij.
Në derbin e qytetit klubi ynë shënon fitore kundër ekipit me tradicion TuRU Düsseldorf me rezultat 0:3.
Golat për klubin tonë i shënuan Maximilian Stellmach (16’) Fatlum Ahmeti (54’) dhe Astrit Hyseni (72’)
Faleminderit për përkrahjen në numër të madh sot e shihemi në ndeshjen e radhës ku presim në shtëpi FC Viersen”, njofton FC Kosova.
Burimi: botasot.info