Kosova e Dusseldorfit hedh pas shpine humbjen, përgatitet për sfidën e radhës 

min lexim

Kosova e Dusseldorfit ka hedhur pas shpine humbjen e djeshme me rezultat 1:4 nga VdS 1920 Nievenheim.

Futbollistët e Kosovës përgatiten për sfidën e radhës përkatësisht të javës së nëntë të Bezirksliga.

FC Kosova Dusseldorf ndeshet me Djk Neuss-Gnadental, e cila luhet të dielën në orën 15.00.

Presidenti i klubit, Bujar Neziri, beson e shpreson se ekipi do të rikthehet fuqishëm tek fitoret.

“Këtë të diele luajmë ndeshjen e 9 në kuadër të Bezirksliga. 

Pas humbjes së mërkurës kundër VdS 1920 Nievenheim ekipi ynë ka sytë tek ndeshja e radhës kundër një kundërshtari mjaft të fortë dhe ekipit të dytë në tabelë DjK Neuss-Gnadental.

Për ekipin tonë pas humbjes së djeshme çdo ndeshje tjetër është finale dhe nuk guxojmë të lëshojmë as edhe një pikë andaj të motivuar si asnjëherë lojtarët tanë do mundohen të iu kthejnë buzëqeshjen në fytyrat e përkrahësve tanë andaj edhe këtë të diele iu presim ashtu si çdo herë në përkrahje të ekipit”, njofton Kosova Dusseldorf.

Skuadra kuqezi renditet në vend të tetë me 12 pikë të mbledhura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve është regjistruar në Regjistrin Tregtar të Bullgarisë

Story i radhës

S’ka më kthim pas, Tom Brady dhe Gisele Bündchen po divorcohen

Të fundit nga