Kosova e Dusseldorfit e shkel edhe DJK Sparta Bilk, ngritet në pozitën e tretë

October 23, 2022
1 minut lexim

Kosova e Dusseldorfit nuk ka të ndalur, kësaj radhe e ka “shkelur” me lojë e rezultat 5:1 ekipin e DJK Sparta Bilk, në kuadër të javës së 11-të të Bezirksliga, Grupi 1.

Ky ishte derbi i javës së 11-të, një ndeshje që u prit me emocione, ndërsa ekipi i Kosovës ka treguar cilësi ndaj rivalit.

Gjithçka shkoi sipas planit, me mbrojtje të fortë e mesfushë luftarake dhe sulm si “uragan”, deklasuan DJK Sparta Bilk.

Image

Rezultatet

Një fitore me shije të dyfishtë dhe që e bën krenar presidentin e klubit, Bujar Neziri, me stafin e tij. 

“Një fitore 6 pikëshe sot kundër ekipit pretendent për Landesliga DJK Sparta Bilk.

Image

Tabela

Ekipi ynë tregoi edhe një herë shpirtin e tyre luftarak dhe sa të etur ishin për fitore. Dhanë gjithçka në fushë për t’i gëzuar më shumë se 300 shikues që ishin të pranishëm në këtë ndeshje.

Ekipi ynë ishte ekipi i vetëm në fushë dhe këtë e tregoi edhe me rezultat dhe me një ndeshje shumë të bukur për sy.

Ekipin tonë e kaloi në epërsi Daniel Mion (11’)  duke vazhduar me Xhulio Lickollari (22’) dhe për kundërshtarët shënoi Roman Nahimi (42’) për të shkuar edhe në pauzën e pjesës së parë 2-1 në të mirë të skuadrës tonë.

Pjesa dytë filloi me një eufori të madhe ku ekipi ynë vazhdoi të dominoj ku shënoi edhe 3 herë me Daniel Mion (55’), Astrit Hyseni (76’ 87’) për rezultatin përfundimtarë 5:1.

Faleminderit gjithë suportuesit e klubit të cilët ishin të pranishëm dhe ishin lojtari i 12 për ekipin tonë dhe nuk ndaluan së përkrahuri as edhe një minutë”, njofton FC Kosova e Dusseldorfit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Festë në Gjakovë, Kuqezinjtë mundin ‘Minatorët’

Story i radhës

Shkup/206 gjoba në komunikacion

Të fundit nga

ShkoLartë