Kosova dhe SHBA sot inaugurojnë Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

September 17, 2024
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ngjarja pritet të mbahet në ora 14:30 në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo qendër e re funksionalizohet si rezultat i një memorandumi të nënshkruar midis Presidentes Osmani dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Qendra synon të forcojë rolin e grave në promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

2 kushte të nevojshme për të gjetur partnerin ideal

Story i radhës

Kampet e emigrantëve në Shqipëri pritet të hapen në tetor, flet Ministri i Brendshëm italian

Të fundit nga

ShkoLartë