Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e 100 noterëve të rinj, ndërsa për shkak të mosplotësimit të kushteve emërimi i gjashtë kandidatëve të tjerë për noter është refuzuar.
Ajo në një postim në Facebook ka bërë të ditur se vendimet do të publikohen të hënën në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë.
“Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë.
Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve, por edhe meritokracinë”, ka shkruar Haxhiu.