kosova bashkohet me konventen e lubjanes hages per hetimin e krimeve te renda nderkombetare 67b1ea909792d

Kosova bashkohet me Konventën e Lubjanës-Hagës, për hetimin e krimeve të rënda ndërkombëtare

February 16, 2025
1 minut lexim

Republika e Kosovës ka nënshkruar Konventën e Lubjanës – Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës Konventa u nënshkrua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, z. Agron Bajrami, të premten në ambientet e Ministrinë e Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Belgjikës.

Mbretëria e Belgjikës është shtet depozitar i Konventës së Lubjanës – Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare, ndërsa deri më tash nënshkrimi i saj është bërë nga më shumë se dyzet shtete të tjera.

Qëllimi i Konventës së Lubjanës-Hagës është të lehtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale mes shteteve palë, me synimin për të forcuar luftën kundër mosndëshkimit për krimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe aty ku është e zbatueshme, krimeve të tjera ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

FB IMG 1739711081456
Story i mëparshëm

Kuadrot e Bujar Osmanit përdorin gjuhë seksiste dhe denigruese ndaj deputetes së LD-së, Saranda Imeri Stafai!

taravari flet per mundesine qe vlen te bashkohet ne nje parti 67b1ed9ccfe3e
Story i radhës

Taravari flet për mundësinë që VLEN të bashkohet në një parti

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë