Kosana Mazneva e VMRO-së ia zë vendin Zudi Enuzit. Taravari dhe Kasami HESHTIN!

July 12, 2022
1 minut lexim

Nga shërbimi për informim i qytetit të Shkupit përmes një njoftimi me shkrim kanë informuar opinion se Kosana Mazneva është emëruar drejtore e re Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale-Shkup”, në vend të kuadrit të Aleancës të emëruar kohë më parë nga Ziadin Sela dhe Arben Taravari.

Derisa kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska me hapa konkret në dëm të partnerit të saj të koalicionit kryetarët e partive opozitare shqiptare Bilall Kasami dhe Arben Taravari për të bërë edhe më të madhe këtë situatë nëpër media të ndryshme kanë deklaruar se drejtorët e VMRO-DPMNE-së janë kuadro më të mirë se ata shqiptar!

Kujtojmë se drejtorët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të mos preken nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe nga kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.

Edhe pse tashmë ka kaluar 1 javë nga shkarkimi i drejtorit të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi-Koka, nga Besa dhe Aleanca ende nuk kanë reaguar aspak në adresë të këtij vendimi të VMRO-DPMNE-së, e cila pa pyetur askënd, e në veçanti partnerin e koalicionit, Aleancën e Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, shkarkoi nga pozita Zudi Enuzin./politiko.mk/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protestat kundër propozimit francez, akuza ndaj 12 personave

Story i radhës

Dorëzohet Interi

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë