kos zgjerimi i be se imperativ perballe pushtimit te ukraines ndryshimit te shba e ndikimit te kines ne ballkan 67fa7a6708d2a

Kos: Zgjerimi i BE-së imperativ përballë pushtimit të Ukrainës, ndryshimit të SHBA e ndikimit të Kinës në Ballkan

April 12, 2025
1 minut lexim

Bruksel, 12 prill – Zgjerimi është një “imperativ gjeopolitik për Bashkimin Europian [BE]”, ka thënë për gazetën franceze “Le Monde” Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila është përgjegjëse për procesin e pranimit të dhjetë vendeve që aplikojnë për hyrje në BE.

Midis pushtimit rus të Ukrainës, ndryshimit të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Kontinentit të Vjetër dhe ambicieve të Kinës në Ballkan, “ne duhet të ecim përpara pa humbur asnjë kandidat, sepse kjo mund të na dobësojë,” shton ajo.

“Për herë të parë, ne po përballemi me forca që duan të na shohin të dështojmë ose që po kryejnë sulme hibride kundër kandidatëve të caktuar si Moldavia. Ne duhet të ruajmë aftësinë tonë për të vepruar dhe për të garantuar sigurinë tonë”, tha Kos.

Në vitin 1979, kujton ajo, Simone Veil, asokohe presidentja e re e Parlamentit Europian, konsideronte se shtetet europiane “janë përballur me tre sfida të mëdha: atë të paqes, atë të lirisë dhe atë të mirëqenies”.

“Dhe duket,” shtoi ajo, “se vetëm dimensioni europian është i aftë të përballen me këto sfida.

“Ndërsa, që nga vitet 1990, çështja e mirëqenies dhe prosperitetit ka mbështetur valët e ndryshme të zgjerimit të BE-së, “që nga viti 2022 dhe pushtimi i Ukrainës, është çështja e sigurisë, si rrjedhim edhe një herë prioritet për paqen”, tha ajo.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

e pazakonte drejtori samir iseni mbremjen e kaluar na erdhen lajme te mira nga sherbimi i urgjences mjekesore 67fa7a6369e23
Story i mëparshëm

E pazakontë! Drejtori Samir Iseni: Mbrëmjen e kaluar na erdhën lajme të mira nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore!

pritshmerite per zgjedhjet e 11 majit dhurata cupi shqiperia ka nevoje per ndryshim ka alternativa dhe kandidate 67fa7fc29b541
Story i radhës

Pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit/ Dhurata Çupi: Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ka alternativa dhe kandidatë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë