Korrupsioni në universitete/ Rreth 43% e studentëve e konsiderojnë të zakonshëm

July 18, 2023
min lexim

Sa i pranishëm është korrupsioni në universitete? Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës ne e marrim shpesh si të mirëqenë. Por mesa duket edhe të dhënat për muajt maj-qershor e vërtetojnë këtë perceptim.

Rreth 43% e studentëve të universiteteve në Shqipëri e konsiderojnë korrupsionin një fenomen të zakonshëm deri në jashtëzakonisht të përhapur, ndërsa vetëm ¼ nuk e perceptojnë si të pranishëm.

Pothuajse një e katërta e të anketuarve nga Serbia (24%) e panë korrupsionin në fakultetet e tyre si shumë ose jashtëzakonisht të zakonshëm. Ndërsa një e pesta e të anketuarve (20%) nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mendojnë se korrupsioni është shumë ose jashtëzakonisht i zakonshëm në fakultetet e tyre.

Studentët shqiptarë më shpesh kanë deklaruar se kanë përjetuar nevojën për të dhënë ryshfete që iu kërkohet nga profesorët/ stafi i fakultetit. Një në 10 studentë kanë thënë se u është kërkuar ryshfet. Të anketuarit nga Maqedonia e Veriut gjithashtu deklaruan se u është kërkuar nga profesorët të japin ryshfet relativisht më shumë (9%).

Studentët nga universitetet serbe më shpesh (afërsisht 61%) janë përgjigjur se nuk janë në dijeni fare për procedurën e raportimit të korrupsionit në fakultetet e tyre. Nga ana tjetër, studentët nga Shqipëria janë relativisht më të informuar se të tjerët për procedurat e raportimit të korrupsionit.

Gjetjet vijnë në bazë të një ankete të zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi IDRA. Ryshfeti më këmbim të notave dhe detyrimi për të blerë tekstet e pedagogëve për të kaluar provimet raportohen si format më të përhapura të korrupsionit. Një situatë që bie ndesh me të dhënat zyrtare që raportojnë institucionet e arsimit të lartë.

Studentët shqiptarë raportojnë më shumë raste të përballjes me korrupsionin se sa të anketuarit në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Por një pjesë e madhe dyfish më e lartë zgjodhi të mos përgjigjet për këto raste, diçka që ekspertët besojnë ka të bëjë me frikën nga ndëshkimi.

Studentët shqiptarë kthyen përqindjen më të lartë të injorimit të rasteve të denoncuara të korrupsionit brenda fakultetit të tyre. Pjesa dërrmuese kërkon formularë online, si opsionin më të mirë për të raportuar rastet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vallëzimi gjatë shtatzënisë redukton depresionin pas lindjes

Story i radhës

Katër vrasje në 151 ditë në Kosovë, kërkohen ndryshime në sistemin ligjor

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë