Korridori 8/ Rustemi: Marëveshja me “Bechtel Enka” më së voni në fillim të marsit, kur edhe fillojnë punimet

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi në një prononcim për Indeks.mk ka deklaruar se deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit mars pritet të përfundojë marrëveshja mes konsulentit “IRD-Engenering” dhe konzorciumit amerikano-turk, “Bechtel Enka”, lidhur me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Rustemi në deklaratën e tij për indeks.mk ka thënë se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes IRD-së dhe “Bechtel Enka” do të fillojnë punimet për këtë projekt shumë të rëndësishëm.

“Në bazë të vendimit të cilin e morrëm sotë në komitetin për bisedime, beosjmë se deri në fund të shkurtit apo fillim të marsit të kemi një marrëveshje të nënshkruar me kompaninë “Bechtel Enka” dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes fillojnë menjëherë procedurat për projektim dhe ndërtim të Korridorit 8 dhe 10D”, tha Rustemi.

Njoftoi se kompanisë italiane, IRD i është lënë hapsirë 21 ditë për bisedime dhe negociata me konzorciumin “Bechtel Enka” dhe tregoi edhe ditën e datën kur edhe pritet zyrtarisht të nisin negociatat.

“Komiteti solli një vendim dhe autorizoi konsulentin të cilin e zgjodhëm në tenderim të fillojë bisedimet me “Bechtel Enkan”. Në vendimin që u soll, IRD-së italiane ju dha afat prej 21 ditëve konsulencës të bëjë bisedimet me kompaninë “Bechtel Enka” dhe në fund të kemi marrëveshje dh eta njoftojë komitetin për këto bisedime dhe të fillojnë punimet për Korridorin 8 dhe 10D”, deklaroi Rustemi.

Ndryshe, në Qeveri dje u nënshkrua marrëveshja me IRD-në italiane e cila do të jetë konsulent dhe mbykëqyrës i punimeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Kurse sot në Qeveri siç njoftoi edhe zëvendëskryeministri Grubi njofton se Qeveria miratoi njëzëri konkluzionin e propozuar që negociatat me konzorciumin Bechtel Enka të fillojnë më 6 shkurt 2023 në Shkup dhe të vijojnë për 21 ditë./indeks.mk/

Story i mëparshëm

Opozita kërkon Komision Hetimor për lidhjet mes Ramën dhe ish zyrtarit të FBI-së

Story i radhës

OJQ-të kërkojnë që mjekut nga Struga t’i merret licenca e punës

Të fundit nga