Korridori 8, drejtori Ejup Rustemi: Fillon një epokë e re (VIDEO)

min lexim

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë të z. Grubi, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, z. Boçvarski,  ambasadoren SHBA-së, Anxhela Ageler, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e fillimit të punimeve ndërtimore për depërtimin e e trasës së autostradës Gostivar – Bukojçan, si pjesë e Korridorit 8, minimin dhe fillimin e ndërtimit të rrugëve hyrëse.

Me ndërtimin e 110 kilometrave rrugë me partnerin strategjik, konsorciumin amerikano – turk “Behtel & Enka” do të përfundon rrjeti i Korridoreve rrugore Evropiane 8 dhe 10d në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me ndërtimin e këtyre autostradave fillon një epokë e re, në të cilën në vend të 5,8 kilometra autostradë në vit aq sa është ndërtuar në 32 vitete e fundit, në 4,7 vitet e ardhshme do të ndërtohen 23 kilometra autostrada në vit.

Drejtori i NP “Rrugët shtetërore tha se punët kanë filluar nga dita e nënshkrimit të kontratës, ndërsa sot kanë filluar punët në terren.

“Nga dita e nënshkrimit të kontratës kemi filluar me punë për ndërtimin e Korridorit 8 edhe 10d, në gjithë këtë periudhë ne kemi bërë zgjedhjen e të gjithë projektuesve të të gjitha trasave dhe në këtë kohë kemi bërë edhe elaboratet për projektim dhe i kemi dërguar në zyrën për vlerësim që të fillojë edhe vlerësimin i tokave.”- tha Ejup Rustemi, Drejtor i Rrugëve Shtetërore.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha se është shumë i lumtur që sot zyrtarisht nisën punimet fizike të Korridorit 8

Jam shumë i lumtur që e mbajtëm fjalën e dhënë. Ju dëshiroj punë të mbarë të dy kompanive që do ndërtojnë dhe sot bëmë minimin malit në afërsi të Gostivarit dhe gjithë ky material do të shërbejë për shfrytëzimin e autostradës Tetovë Gostivar dhe rrugës anësore Tetovë-Gostivar, ndërsa ne ku po qëndrojmë këtu do kalon autostrada e re nga Gostivari në Kërçovë.”- deklaroi Artan Grubi, zv/kryeministër i parë

Ambasadorja e SHBA-ve Anxhela Ageler u shpreh e lumtur që kompani amerikane me famë do ta ndërtojë këtë rrugë.

Jam shumë e lumtur që jam këtu, më duket sikur dje, por kaluan shumë shpejtë gjashtë muaj që kur u nënshkrua marrëveshja për këtë projekt. Në emër të ambasadës së Amerikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe biznesit amerikan jam shumë e lumtur që shoh këtë konzorcium me famë botërore duke i ndërtuar këto rrugë që janë shumë të rëndësishme për njerëzit e këtij vendi. Ne erdhëm nga një rrugë shumë e ngushtë dhe besoj se qytetarët do t’i gëzojnë kjo rrugë të re dhe e lehtë për të qarkulluar.”- deklaroi Angele Ageler, ambasadore e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut

Realizimi i këtij projekti sjell përfitime që nënkuptojnë hapjen e 8000 vendeve të reja të punës, dhe rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 2% në vit gjatë 5 viteve të ardhshme.Ky projekt do të thotë rrumbullaksim i infrastrukturës rrugore evropiane, kjo do të thotë zgjedhje e perspektivave, zgjedhje e prosperitetit ekonomik.

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D do të duhet të përfundojë në fund të vitit 2027./TS/

 

 

Story i mëparshëm

Rama: Bashkë me LDK’në po bëjmë punë transformuese të paparë, s’kam librezë të partisë

Story i radhës

Gruevski: Maksim Dimitrevski gënjen, nuk jam takuar me Artan Grubin

Të fundit nga