Korridori 8 dhe 10 vazhdojnë, planifikohen mjetet edhe nga buxheti 2025!

November 18, 2024
min lexim

Shkup, 18 nëntor – Përkundër gjithë propagandës së errët që korridori 8 nuk do të vazhdojë të ndërtohet, dita ditës po dëshmohet e kundërta. Vizita e ambasadores amerikane në terren për të vijuar punimet, dhe ndarja e mjeteve në formë të veçantë për korridorin 8 dhe 10 dëshmojnë qartësisht se këto projekte do të vazhdojnë. Në propozim-buxhetin për vitin 2025 të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, janë paraparë rekord 50,5 miliardë denarë për investime kapitale. Në këtë shumë, sa për ilustrim, përfshihen projekte si infrastruktura rrugore për korridoret 8 dhe 10d. Këto janë shenja pozitive që kjo qeveri është në rrugë të drejtë, shkruan Zhurnal.

Dëshmi shtesë që korridori 8 do të vazhdojë –

VMRO-DPMNE mbron buxhetin e propozuar dhe thotë se me të ka rritje ekonomike, dhe do të krijojë standard më të mirë të jetesës për qytetarët.

“VMRO-DPMNE është duke punuar vazhdimisht në zhvillim dhe rritje ekonomike që rezulton me një standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Në propozim-buxhetin për vitin 2025 të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, janë paraparë rekord 50,5 miliardë denarë për investime kapitale. Në këtë shumë, sa për ilustrim, përfshihen projekte si infrastruktura rrugore për korridoret 8 dhe 10d, pastaj autostradat, hekurudhat, ndërtimi i objekteve. Në punën e këtyre investimeve kapitale do të përfshihen të gjitha ministritë kompetente. Se Qeveria është e fokusuar në zhvillim, shihet nga të dhënat themelore për rritjen e mjeteve për Ministrinë e Transportit për gati 70 për qind ose rreth 7 miliardë denarë më shumë. Pastaj shumica e shpenzimeve të planifikuara janë për projekte kapitale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Shtojnë se qeveria e VMRO-DPMNE-së me buxhetin e vitit 2025 planifikon investime në infrastrukturë, shkolla, kopshte, spitale dhe objekte të tjera publike.

Fronti kundër korridoreve 8 dhe 10D janë anti-shqiptarët e dëshmuar ndër vite –

Deklarata që përbrenda tyre më shumë përmbajnë antishqiptarizëm se sa kundërshtim të një projekti. Me këtë po dëshmohet se është krijuar një front i tërë për ta penguar ndërtimin e këtyre projekteve, por që për fat të mirë të gjithë anëtarët e këtij fronti nuk janë evropian, janë vendas të cilët shpesh herë bien ndesh edhe me evropianët. Projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D mbështetet fuqishëm nga SHBA-të, dhe kundërshtime e tyre me deklarata anti-shqiptare nuk çojnë pluhur aspak.

Kujtojmë që, vlera e ndërtimit është 1,3 miliardë euro, por ende  nuk dihet se sa do të kushtojë veçmas secila nga katër akset e autostradave. Tani ka projekt inicial, pastaj do të vijojë projekti bazë, pra projekti për ndërtim me të cilin do të dihet çmimi. Llogaritjet e para tregojnë se aksi Tetovë-Gostivar në gjatësi prej 17,5 kilometra kushton 125 milionë euro, Gostivar-Bukojçan (30,3 kilometra), 560 milionë euro, Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë (21,7 kilometra) 360 milionë euro, ndërsa Prilep-Manastir (39,4) 260 milionë euro.

Megjithatë, korridori 8 dhe 10D janë interes strategjik i vendit, realizimi i këtij investimi më të madh kapital në historinë e vendit do të kontribuojë në ekonominë, modernizimin e infrastrukturës rrugore, e cila në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, por edhe jetë cilësore dhe lidhje me fqinjët dhe Korridoret ndërkombëtare. Si kohë e mjaftueshme për ndërtim të dy korridoreve janë paraparë 4 vite e shtatë muaj. Viti 2027 nuk është larg, prandaj mbetet të shihet nëse ky projekt do të sheh dritë realizimi në kohën e paraparë. Por, ajo që vazhdon të mbetet e rëndësishme është fakti që duhet transparencë e plotë për të shuar gjitha pretendimet për keqpërdorime të mundshme. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple përgatit lançimin e gjeneratës së dytë të AirTag

Story i radhës

Rexhepi-Zejd i reagon Kurtit: Ia ke huq kryeministër! Deklaratë amatoreske e antishqiptare…

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë