Mjeku Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ku ka folur për pandeminë e COVID-19. Pipero është pyetur se sa mund të zgjasë pandemia, dhe ka thënë se me virusin mund të bashkëjetojmë deri në vitin 2023.
“Është e vështirë që të bëjmë parashikime, por dhe një vit e gjysmë besoj. Kjo pandemi do na shoqërojë së paku 1 vit e gjysmë, por dhe më shumë. Me virusin mund të bashkëjetojmë dhe deri në vitin 2023. Kjo varet dhe nga virusi, pasi mund të pësojë mut acion”, tha mjeku.