Meriton Korenica ka qenë padyshim një nga më të mirët e Ballkanit në aventurën europiane, teksa pas humbjes ndaj Slavias së Pragës, u shpreh se edhe arbitri pati ndikimin e vet në rezultat.
Sa keqardhje ka për një humbje pas një ndeshjeje mjaft të mirë si kjo?
Ishte një ndeshje e vështirë, pasi e njihnim mirë kundërshtarin, por treguam se edhe ne dimë të luajmë futboll. Qarkulluam mirë topin dhe krijuam raste, ndërsa më pas u ndëshkuam me një gol të lehtë.
Na u mohua edhe një penallti e pastër, por treguam se jemi një grup shumë i fortë. Një ekip i vërtetë.
A keni pasur oferta pas performancës mjaft të mirë në Europë?
Për ofertat nuk dua të flas, pasi janë drejtuesit e klubit ata që i dinë më mirë zhvillimet në merkato, ndaj t’ia lëmë gjithçka kohës më mirë..