Koreja e Veriut akuzoi të premten Korenë e Jugut për dërgimin e dronëve pa pilot për të shpërndarë fletëpalosje propagandistike mbi kryeqytetin e saj, Phenian, dhe kërcënoi me veprime ushtarake nëse fluturimet vazhdojnë.
Dronët e Koresë së Jugut u panë mbi Phenian të mërkurën dhe të enjten në mbrëmje këtë javë, tha Ministria e Jashtme e Veriut në një deklaratë të premten, raporton The New York Times.
Dronët hodhën “fletëpalosje të shumta plot me propagandë politike dhe shpifje” kundër qeverisë së Kim Jong-un, liderit të Koresë së Veriut, thuhet në deklaratë.
Burimi: botasot.info