Koreja e Jugut lëshon urdhër arresti për themeluesin e Terra

min lexim

Pas një hetim i cili ende vijon lidhur me kolapsin e ekosistemit të Terra, një gjykatë në Seul lëshoi një mandat arresti për Do Kwon, CEO-n dhe themeluesin e Terraform Labs raportoi Bloomberg.

Mandati i arrestit është lëshuar në lidhje me një shkelje të rregullave të tregut dhe ka shkuar për pesë individë të tjerë të cilët aktualisht jetojnë në Singapor.

Stablecoini algoritmit i Terraform Labs së bashku me tokenin si-motër Luna shpërthyen në mënyrë dramatike në Maj të këtij viti duke fshirë nga pasuria e investitorëve të paktën 40 miliardë dollarë.

Kolapsi i ekosistemit të Terra gjithashtu ka pasur një impakt të gjerë në tregun e kriptomonedhave ndërsa vlera e Bitcoin u fundos nga 40 mijë në fillim të Majit në 27 mijë dollarë dy ditë më vonë.

Vala e nisur nga Terra çoi drejt greminës shumë kompania të huadhënëse në kriptomonedha si Celsius, Three Arrows Capital dhe Voyager Digital të cilët shpallën falimentin duke sjellë tregun akoma më poshtë.

Aktualisht Bitcoin këmbehet me 20,222 dollarë, 9.2% më poshtë sesa 24 orë më parë sipas CoinMarketCap.

Terra po hetohet në mbarë botën

Në Korrik, prokurorët Koreano-Jugorë bastisën shtëpinë e bashkëthemeluesit të Terraform Labs Daniel Shin si pjesë e një hetim lidhur me aktivitetin e paligjshëm që çoi në kolapsin e Terra.

Autoritetet thanë se Kwon duhet ti njoftojë ata kur të kthehet në Kore. Një padi u soll tek Kwon dhe Terraform Labs në Qershor nga një gjykatë Amerikane në Karolinën e Veriut.

Pavarësisht hetimeve lidhur me kolapsin e Terra, Kwon ka mohuar akuzat se projekti i tij ishte mashtrim. Madje ai pretendon se vetë kishte humbur të gjithë pasurinë.

Gjatë një interviste muajin e kaluar, Kwon tha se prokurorë Koreanë nuk kanë qenë në kontakt me të dhe asnjë akuzë nuk ishte ngritur kundrejt tij. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në Bulqizë, arrestohen tre të rinj. Sekuestrohen kanabis, armë e mallra kontrabandë

Story i radhës

Ekspertët e arsimit kërkojnë zgjidhje urgjente për grevën

Të fundit nga