Koreja e Jugut heton 18 ushtarë amerikanë për kontrabandë me drogë

September 21, 2023
1 minut lexim

Të paktën 18 ushtarë amerikanë dhe dy gra civile janë nën hetim si të dyshuar për trafikim droge në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu.

Një pjesëtar i shërbimit Korean të Forcave të Shteteve të Bashkuara (USFK) dhe dy gra, përfshirë një koreano-jugore dhe një filipinase, u arrestuan të mërkurën nën dyshimet për trafikim droge përmes postës ushtarake, raportoi agjencia e lajmeve “Yonhap News” me bazë në Seul.

Anëtari i arrestuar i USFK-së ndodhet në Camp Humphreys në Pyeongtaek, 61 kilometra në jug të kryeqytetit Seul. Të paktën 17 ushtarë të tjerë amerikanë janë kapur dhe referuar në ndjekje penale “me dyshimin se janë përfshirë në blerjet dhe shitjet e substancës së ndaluar”.

Sipas policisë, dy gratë së bashku me pesë të tjera kryesisht furnizonin me drogë ushtarët amerikanë të vendosur në Pyeongtaek dhe Dongducheon, 41 kilometra në veri të Seulit.

Ata janë transferuar në prokurori për aktakuzë. Policia ka sekuestruar të ardhura nga shitja e drogës me vlerë 12.850 dollarë, 80 ml kanabis sintetik dhe materiale të tjera, sipas Yonhap.

Në Korenë e Jugut janë stacionuar rreth 28.500 ushtarë amerikanë sipas një traktati të nënshkruar në vitin 1950.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

OpenAI lançon versionin e tretë të mjetit të gjenerimit të imazheve DALL-E

Story i radhës

Detaje nga plagosja e policit në Tiranë/ Autori i rrezikshëm lëviz i lirë me armë! Përmirësohet gjendja e efektivit

Të fundit nga

​Masakër në Rusi

Pesë adoleshentë humbën jetën sot kur një festë e datëlindjes në rajonin Irkutsk të Rusisë u shndërrua në tragjedi. Sipas raportimeve, një i ri i dehur sulmoi me thikë të pranishmit në

Kosova në Ballkanikun e Beach Volley

Kombëtaret e Kosovës në beach volley kanë udhëtuar drejt Balıkesir të Turqisë, ku do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Ballkanik BVA! “Në garat për meshkuj, Kosovën do ta përfaqësojnë Erion Bajrami
sqmken
ShkoLartë