Korea e Jugut, rritet në 151 numri i të vdekurve në trazirat gjatë festimeve të Halloween-it

October 30, 2022
min lexim

Është rritur në 151 numri i personave që humbën jetën në trazirat gjatë festimeve të Halloween-it të mbajtura në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut, 151 persona humbën jetën ndërsa 82 janë plagosur prej të cilëve 19 në gjendje të rëndës si pasojë e incidentit të ndodhur gjatë festimeve të Halloween-it të mbajtura në zonën Itaewon, gjegjësisht në një ndër qendrat argëtuese të Seulit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se një pjesë e madhe e personave që kanë humbur jetën janë të rinj të moshës 20-vjeç dhe se në trazira kanë humbur jetën 97 femra dhe 54 meshkuj.

Po ashtu bëhet e ditur se 19 nga të vdekurit janë të huaj kryesisht shtetas nga Kina, Uzbekistani dhe Norvegjia.

Administrata e qytetit Seul ka theksuar se janë marrë denoncime për 355 të zhdukur lidhur me ngjarjen.

Choi Cheon-sik, një nga zyrtarët e institucionit kombëtar zjarrfikës të Koresë së Jugut, ka thënë se mendohet se rrëmujat janë shënuar si pasojë e shtyrjeve të turmës në një rrugë të ngushtë në zonën ku ndodhen ambientet argëtuese.

Më tej, Choi informoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar mbi 800 punonjës dhe mbi 140 automjete të autoriteteve emergjente.

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, njerëzit u dyndën dhe shkaktuan rrëmujë pas thënieve se një personazh i famshëm i pa identifikuar po vinte në një vend argëtimi në Itaewon. Në anën tjetër në median sociale janë përhapur pretendimet se në këto ambiente argëtimi janë shpërndarë karamele me përmbajtje të lëndës narkotike.

Pretendohet se në festimet e Halloween-it nëpër rrugët e Itaewon-it në qendër të Seulit morën pjesë rreth 100 mijë njerëz.

Në pamjet e pasqyruara në median sociale vërehet se dhjetëra persona janë të shtrirë në tokë pas rrëmujave dhe se punonjësit e shërbimit të urgjencës u bëjnë masazh të zemrës.

Po ashtu në pamje vërehen trupa të pajetë të mbuluar që qëndrojnë të shtrirë në tokë si dhe paraqitet tmerr nga momentet e rrëmujës të cilat janë transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale nga pjesëmarrësit në festime.

Dëshmitarët kanë transmetuar se një turmë e madhe ka mbushur përnjëherë rrugën 4 metra të gjerë dhe se personat që ndodheshin përpara kanë rënë njëri mbi tjetrin si pasojë e presionit të ardhur nga pas.

Teksa shprehen shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet, thuhet se vazhdojnë punimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën dhe për krijimin e kontaktit me familjet e tyre.

Kjo është ngjarja më fatale e shënuar në Korenë e Jugut që nga viti 2014 ku 304 të rinj humbën jetën si pasojë e mbytjes së një anijeje e cila transportonte nxënës të shkollës së mesme gjatë një eskursioni shkollor.

– Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon shpalli “zi kombëtare”

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, në takimet emergjente që zhvilloi menjëherë pas ngjarjes udhëzoi dërgimin e menjëhershëm të punonjësve të ndihmës së shpejtë dhe trajtimin e të plagosurve. Ai gjithashtu kërkoi që të fillohet një hetim mjekoligjor lidhur me ngjarjen,

Duke iu drejtuar popullit nga televizioni, Yoon shpalli “zi kombëtare” dhe tha se “Kjo tragjedi dhe katastrofë nuk duhej të ndodhte kurrë”.

– Presidenti amerikan Biden mesazh ngushëllimi

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shprehu ngushëllimet e tij për popullin e Koresë së Jugut lidhur me trazirat e shënuara në Seul.

“(Bashkëshortja) Jill dhe unë shprehim ngushëllime për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Ndajmë zinë me popullin korean dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, tha Biden në një deklaratë.

Duke vënë në dukje se aleanca e SHBA-së dhe Koresë së Jugut është më e gjallë dhe jetike se kurrë dhe se lidhjet mes dy popujve janë më të forta se kurrë, Biden theksoi se “SHBA-ja ndodhet pranë Republikës së Koresë së Jugut në këtë periudhë tragjike”.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RMV, një shitës droge ka lënduar policë: Ka qenë në liri, a është dashur të ishte në burgun e “Idrizovës”

Story i radhës

5 arsye pse duhet të zgjidhni si partner një Gaforre

Të fundit nga

ShkoLartë