​Korçë, dyndje turistësh jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut

December 26, 2022
1 minut lexim

Korça është një nga destinacionet kryesore të shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit. Kjo duket edhe nga rezervimet e kryera nëpër hotele. Qyteti edhe këtë vit përballet me një ‘dyndje’ turistësh për festat e fund vitit, ku nuk kanë munguar edhe vizitorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Këto ditë të pushimit të festës së Krishtlindjes, kanë bërë që shumë njerëz të preferojnë Korçën për të kaluar disa dite të veçanta.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë zgjedhur të festojnë në qytetin juglindor festën e Krishtlindjes, për atmosferën e bukur që krijohet në qytet, për gatimet tradicionale, si dhe muzikën live me serenata.

Të gjitha hotelet e bujtinat në qytet janë mbushur plot, aq sa është e vështirë të gjesh ndonjë dhomë bosh deri në javën e parë të janarit.

Pjesa më e madhe e atyre që kanë zgjedhur të kalojnë Krishtlindjen në Korçë janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por nuk kanë munguar vizitorët nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Korça, Voskopoja dhe Dardha, bëjnë me dije burimet zyrtare, kanë më shumë se 4000 vende akomodimi. 3200 vende akomodimi ka Pogradeci, përfshi këtu edhe fshatrat tursitikë të Tushemishtit dhe të Linit, vende këto që janë të gjitha të rezervuara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Kosovë arrijnë 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës

Story i radhës

Enver Hasani: EULEX-i me pa duke e vra njeriun, s’ka mandat me t’rrokë përpara

Të fundit nga

ShkoLartë