Korça pa turistë, shkak kriza ekonomike, punonjësit e hoteleve: Ndryshe nga vjet kemi më pak prenotime

July 10, 2022
1 minut lexim

Ndryshe nga vitet e kaluara kur gjatë fundjava në Korçë kishte shumë turistë këtë periudhë bujtinat dhe hotelet janë thuajse bosh.

Këtë verë edhe grupet e organizuara kanë qenë paktët.

Operatorët turistikë e kanë një përgjigje, shkak është pamundësia ekonomike.

Punonjësit e bujtinave dhe hoteleve pohojnë se gjatë ditëve të javës nuk ka rezervime, ndërsa në fundjavë janë të pakta.

Besoj se kriza ekonomike është shkaktar kryesor i reduktimeve të rezervimeve. Po edhe tani në verë rezervimet kanë rënë ndjeshëm. kemi pasur shumë pak rezervime nga turistët vendas. shumicën e kemi pasur përmes booking.”

Dominojnë turistët e huaj, por dhe ata qëndrojnë shumë pak.

“Shumica janë të huaj, shqiptarët nuk janë të interesuar fare të lëvizin në vendin e tyre, duket se ndikon dhe ekonomia.”

Prej mungesës së turistëve thonë se i kanë ulur çmimet. Por kjo nuk po ndikon në rritjen e numrit të pushuesve.

“Kemi bërë ndryshime të çmimeve, duke parë gjendjen ekonomike, por duhet mbajtur një standard.”

Në Bashkinë e Korçës numërohen 100 hotele dhe bujtina me afro 2000 shtretër. Prej dimrit me dëborë, verës së freskët dhe gatimeve tradicionale, Korça është një nga destinacionet më të preferuara nga turistët.

Këtë verë duket se kriza ekonomike, që ka përfshirë rajonin po ndikon negativisht dhe në turizmin malor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skandal në festën e socialdemokratëve në Gjermani, grave ju hodh “drogë përdhunimi” në pije, Scholz i pranishëm

Story i radhës

Kriza si gjendje e pandërprerë

Të fundit nga

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Gjilan

Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregut (KOSTT), njofton se furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1. “Punimet, të cilat
ShkoLartë