Korça nën “petkun” e bardhë të dëborës, trashësia arrin deri në 7 cm!

March 18, 2025
1 minut lexim

Mëngjesin e sotëm ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës në të gjithë territorin e qarkut Korçë.

Dëbora ka rënë me intensitet të ulët deri në mesatar në varësi të zonave.

Konkretisht në zonën e Dardhës dhe Voskopojës trashësia e dëborës është regjistruar nga 5 deri në 7 cm trashësi.

Të gjithë kon traktorët që në orët e para të mëngjesit kanë bërë kriposjen dhe pastrimin e akseve rrugore.

Ato ndodhen sërish në terren për t’i paraprirë çdo lloj problematike të krijuar nga moti, aktualisht të gjitha rrugët nacionale dhe turistike janë të hapura dhe pa probleme në qarkullim por gjithsesi drejtuesve të mjeteve ju bëhet thirrje të kenë kujdes në lëvizjet e tyre.

Temperaturat kanë zbritur ndjeshëm, kryesisht në zonat malore termometri ka shkuar nën 0 gradë, ndërsa në qytete si Pogradeci e Korça vlerat qëndrojnë në deri në 1 gradë

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Më së ftohti në mëngjes në Kodrën e Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli

Story i radhës

Nisin homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Të fundit nga

Në fushë edhe rivalët e Shqipërisë

Në fushë edhe rivalët e Shqipërisë! Anglia, kundërshtari i parë i Shqipërisë në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026, luan sot ndaj Andorrës në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë. Skuadra e

Rrugët në Strugë pa ndriçim publik

1 Strugë, 7 qershor – Pronarët e objekteve hotelierike dhe dyqaneve përgjatë shëtitores së Drinit të Zi në Strugë, me paratë e tyre, secili me nga 100 euro, i zëvendësojnë llambat jofunksionale.
sqmken
ShkoLartë