Kopshti Zoologjik në Shkup të shtunën i hap dyert për vizitorët

1 minut lexim

Shkup, 7 nëntor – Kopshti Zoologjik në Shkup njoftoi se sërish do të hapet për vizitorët nga dita e shtunë pasi në tetor u konfirmua rasti i gripit të shpendëve.

“Ju njoftojmë se nga dita e shtunë (09.11.2024) Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit sërish do të hapet për vizitorët me orar pune të rregullt nga ora 09:00-16:00 çdo ditë. Le të shijojmë së bashku ditët e bukura të vjeshtës me diell, ju presim”, qëndron në postimin në Fejsbuk.

Kopshti Zoologjik ishte mbyllur për vizitorët pasi ishte konfirmuar rasti i gripit të shpendëve. U krye survejimi dhe vrasja humane e 24 rosave, gjashtë patave, pesë pulave dhe një çafke. Janë urdhëruar masa dezinfektimi, ekzaminimi i shpendëve të tjerë të pranishëm në kopshtin zoologjik për praninë e virusit, masa të shtuara të biosigurisë dhe masa të tjera, me qëllim të zbulimit të sëmundjes dhe parandalimit të përhapjes së saj jashtë Kopshtit Zoologjik midis kafshëve dhe njerëzve.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Aplikacioni Notepad fuqizohet me funksionalitete AI

Story i radhës

Ligji i “Branitellave”/ Deputetët shqiptar të bashkuar, s’ka ligj pa UÇK-në!

Të fundit nga