kopshti zoologjik i shkupit po kerkohet alibi per mbyllje te kopshtit persona nga auv pa prova kane masakruar shpezet 6713b3aea4b92

Kopshti Zoologjik i Shkupit: Po kërkohet alibi për mbyllje të kopshtit, persona nga AUV pa prova kanë masakruar shpezët

October 19, 2024
1 minut lexim


Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit kanë reaguar pas mbylljes së këtij institucioni, përcjell TV21. Nga Kopshti Zoologjik akuzojnë qeverinë se po tenton të krijojë alibi për ta mbyllur kopshtin zoologjik, ndërsa paralajmërojnë kallëzim penal ndaj drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

“Konfirmohet sërish politika sektare e Qeverisë së Hristijan Mickoskit. Gjegjësisht, nga mëngjesi i sotëm, pa urdhër, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorët e AUV-së të shoqëruar me persona me armë, kanë hyrë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kanë masakruar shpezët. Pa arsyetim këta persona me urdhër të drejtorit të AUV-së dhe pa prova deri në këtë moment, vranë disa dhjetëra zogj që shëtisnin lirshëm në kopshtin zoologjik. Bëhet fjalë për speciet dekorative të patave dhe rosave që jetojnë në parkun e qytetit, dhe kanë akses të natyrshëm në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit. Qëllimi i kësaj politike sektare është të shkaktojë një problem të ri të sajuar, dhe të sigurojë alibi për mbylljen e Kopshtit Zoologjik të Shkupit për të dëmtuar reputacionin. Për këtë vepër, ZOO Shkup do të bëjë kallëzim penal kundër drejtorit të AUV-së, si dhe ndaj inspektorëve dhe personave që kanë hyrë me armë në kopshtin zoologjik të Shkupit”, thonë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit, të cilët kanë shpërndarë edhe pamje nga asgjësimi i shpezëvw që dyshohet se janë të sëmuara./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

akademia shqiptare keshilltaret e lsdm cair kunder financimit te akademise 6713b1555dcc6
Story i mëparshëm

Akademia Shqiptare! Këshilltarët e LSDM – Çair kundër financimit të Akademisë!

mirela kumbaro viziton parkun drilon tushemisht interesi i vizitoreve ne zonat e mbrojtura eshte ne rritje 6713b58d4f226
Story i radhës

Mirela Kumbaro viziton parkun Drilon-Tushemisht: Interesi i vizitorëve në zonat e mbrojtura është në rritje

Të fundit nga

ShkoLartë