Kopshti Zoologjik/ Andonovska: Mbikëqyrja do të zgjatë dy javë

October 20, 2024
1 minut lexim

 

Nga 15 punëtorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, të cilët janë nën mbikëqyrje shëndetësore pas një ankete epidemiologjike, nesër do të merren vendime për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Një nga punonjësit, i cili shfaqi simptoma të temperaturës së lartë dhe diarre, do të testohet për gripin e shpendëve. Drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, njoftoi se mbikëqyrja shëndetësore do të zgjasë për dy javë dhe do të përfshijë monitorimin ditor të simptomave nga epidemiologët. Ajo theksoi se nuk ka rrezik për vizitorët e kopshtit zoologjik, për sa kohë ata nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me zogjtë e infektuar.

– Mbikëqyrja shëndetësore sipas protokolleve nuk nënkupton karantinë dhe izolim, por monitorim mjekësor gjatë dy javëve të ardhshme nëse shfaqin ndonjë simptomë që duhet të hetohet më tej nëse bëhet fjalë për grip të shpendëve. Ata do të kontaktohen çdo ditë nga epidemiologët e Iinstitutit për shëndet publik dhe do të monitorohet gjendja e tyre shëndetësore. Ai person do të testohet nesër, sepse rekomandimet e epidemiologëve dhe mikrobiologëve janë që pas shfaqjes së simptomave të para në afat prej pesë ditësh të bëhet testimi, sqaroi Andonovska. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Burimi: Do e bëj filmin xhuxhi me shtatë Borëbardha

Story i radhës

Moti i keq dhe përmbytjet në Itali, një i vdekur dhe dy mijë të evakuuar në Bolonja

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë