Koordinim për propozimin francez, sot do të mësohet kur do të mbahet seancë plenare

min lexim

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi para disa ditëve për MIA-n deklaroi se për këtë do të bisedohet në koordinimin e rregullt në të cilin si përfaqësues qeveritar do të marrë pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

“Sot kemi koordinim në të cilin do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi qeveritar dhe do të bisedojmë. Do të bëhet vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por sot duhet të fillojë seanca për ribalansin e Buxhetit”, deklaroi Xhaferi.

Siç sqaroi, nëse ka nevojë seanca mund të ndërpritet dhe të caktohet një e re në të cilën në rend dite do të ishte Informacioni i dërguar nga Qeveria.

Deputetët e opozitës kërkuan nga kryetari i Kuvendit që t’i kthejë materialet mbrapa në Qeveri me vërejtjen se është dërguar vetëm Informacioni, pa asnjë dokument. Deputeti dhe anëtar i KZ të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski dje në ditarin e televizionit “Sitel” paralajmëroi se do të jenë të pranishëm në Kuvend sepse fillon debati për ribalansin e Buxhetit dhe se do të bëjnë gjithçka që duhet për ta përfaqësuar mendimin e qytetarëve për propozimin francez.

Nga LSDM-ja, megjithatë, mendojnë se përgjegjësia është e dhomës ligjvënëse për të sjell konkludime të mëtutjeshme, sipas procedurave kuvendore. Kryetari i Kuvendit me qëndrim se të gjitha dokumentet tani më janë të qasshme publikisht dhe secili mund t’i shohë.

Në ndërkohë, në vend vazhdojnë protestat kundër propozimit francez të cilat janë të mbështetura nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe nga Levica. Marsh protestues u mbajt dje nga Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë e deri në Kuvend, ndërsa protestë është paralajmëruar edhe për sot.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ehuuu…, ku Sri Lanka e ku Shqipëria!!!???

Story i radhës

Тамир Мутев од Струмица освои Супер Милионер ЏЕКПОТ вреден 10.923.705,00 денари

Të fundit nga