Koordinatori i LVV-së: Ndriçimi smart, i dëmshëm për buxhetin e Prishtinës

Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e  që bëhet fjalë për ndriçimin smart.

Brovina e quan këtë si keqpërdorim të radhës dhe dëm për buxhetin e Prishtinës.

“Analizat tona tregojnë për një keqpërdorim të radhës i cili do të ndodhë me tenderin që planifikon të hapet nga komuna e Prishtinës. Pra është një vazhdimësi e proceseve dhe aktiviteteve të kontratave të dëmshme dhe keqpërdorimeve në vazhdim, të parasë publike që ka ndodhur dhe po ndodh nga komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama”, tha Brovina.

“Pra kemi të bëjmë me një kontratë për prokurim nga komuna e Prishtinës. Emërimi i këtij njoftimi për kontratën është programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë për ulje të shpenzimeve financiare, ose thjesht me ndriçim smart. Vlera e këtij është 10 milionë euro dhe është kornizë-kontratë me kohëzgjatje prej tri viteve”.

“Ne mendojmë se ky shkel transparencën dhe në opinion shfaqet si emërtim tjetër, shërbim e jo punë, pra e kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik në këtë tender”.

“Nga analizat mendojmë se ky tender shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 34 mijë e 454

Story i radhës

Në këtë muaj, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6, Fold6 dhe Galaxy Ring

Të fundit nga