koopman shqiperia me 80 zbatim te planit te rritjes se be se 6a5800cf59d34

Koopman: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

July 15, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Gert Jan Koopman ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi renditen në krye të Ballkanit Perëndimor për zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Koopman thekson se të dy vendet pritet të arrijnë një nivel zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një seance në Parlamentin Evropian.

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet me ecurinë më të mirë në zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me një nivel të pritshëm zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor”, tha Koopman, shpjegon Agjencia për Media dhe Informim.

Sipas Koopman, ky progres konsiderohet i rëndësishëm, pasi Plani i Rritjes lidh disbursimin e fondeve evropiane me zbatimin e reformave kyçe në fusha si sundimi i ligjit, ekonomia, energjia dhe administrata publike.

Plani, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh për rajonin, synon të përshpejtojë konvergjencën ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian përpara anëtarësimit të plotë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova regjistron me shume lindje dhe me pak vdekje gjate muajit maj 2026 6a580052e40cb
Lajmi i mëparshëm

Kosova regjistron më shumë lindje dhe më pak vdekje gjatë muajit maj 2026

sulmohet me drone termocentrali berthamor i zhaporizhias mbetet i vrare kryeinxhinieri dhe nje person tjeter 6a58013269525
Lajmi i radhës

Sulmohet me dronë termocentrali bërthamor i Zhaporizhias, mbetet i vrarë kryeinxhinieri dhe një person tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë