sulmohet me drone termocentrali berthamor i zhaporizhias mbetet i vrare kryeinxhinieri dhe nje person tjeter 6a58013269525

Sulmohet me dronë termocentrali bërthamor i Zhaporizhias, mbetet i vrarë kryeinxhinieri dhe një person tjetër

July 15, 2026
1 minut lexim

Kryeinxhinieri i termocentralit bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin rus, u vra në një sulm me dron pranë objektit, njoftoi të martën kreu i agjencisë ruse të energjisë bërthamore Rosatom.

Sipas Alexei Likhachev, një dron ukrainas goditi një automjet shërbimi që po lëvizte mes termocentralit dhe qytetit të Enerhodarit, duke shkaktuar vdekjen e kryeinxhinierit Alexander Yakovlev dhe shoferit të automjetit.

Autoritetet ruse ia atribuuan sulmin Ukrainës. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga pala ukrainase.

Të premten, Kremlini akuzoi Kievin për përshkallëzimin e veprimeve që i cilësoi si “terroriste” kundër termocentralit bërthamor të Zaporizhias, i cili u vu nën kontrollin e forcave ruse në mars të vitit 2022, pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

koopman shqiperia me 80 zbatim te planit te rritjes se be se 6a5800cf59d34
Lajmi i mëparshëm

Koopman: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

klodi shijon pushimet publikon foto nga momentet e relaksit 6a5801fd5c108
Lajmi i radhës

Klodi shijon pushimet, publikon foto nga momentet e relaksit

Të fundit nga

ShkoLartë