kosova regjistron me shume lindje dhe me pak vdekje gjate muajit maj 2026 6a580052e40cb

Kosova regjistron më shumë lindje dhe më pak vdekje gjatë muajit maj 2026

July 15, 2026
1 minut lexim

Të dhënat e fundit demografike tregojnë një rritje të numrit të lindjeve dhe një rënie të rasteve të vdekjeve në Kosovë gjatë muajit maj 2026.

Sipas statistikave të publikuara, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 328 lindje, përfshirë lindjet e regjistruara brenda dhe jashtë Kosovës. Nga ky numër, 1 mijë e 212 kanë qenë lindje të meshkujve, ndërsa 1 mijë e 116 të femrave.

Krahasuar me muajin prill të vitit 2026, numri i lindjeve është rritur për rreth 3 për qind.

Në anën tjetër, gjatë muajit maj janë regjistruar 871 raste të vdekjeve. Prej tyre, 445 kanë qenë meshkuj dhe 426 femra.

Statistikat tregojnë se në krahasim me muajin paraprak, numri i vdekjeve ka shënuar rënie prej rreth 4.9 për qind.

Të dhënat demografike paraqesin ndryshimet mujore në lëvizjet natyrore të popullsisë, duke përfshirë lindjet dhe vdekjet e regjistruara brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janevska gjate qeverisjes se lsdm se dhe bdi se numri i nxenesve eshte ulur per 17 mije 6a57e9cce4c13
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së numri i nxënësve është ulur për 17 mijë

koopman shqiperia me 80 zbatim te planit te rritjes se be se 6a5800cf59d34
Lajmi i radhës

Koopman: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë