Sot janë bërë kontrolle të jashtëzakonshme në kafene dhe lokale të natës në veri të Mitrovicës.
Këto kontrolle i ka bërë Drejtoria e Inspekcionit në Komunnën e Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me inspektoratin sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Bëhet e ditur se disa prej lokaleve tashmë janë pezulluar për shkak të shkeljeve serioze të kushteve sanitare.
Thuhet se qëllimi i këtyre kontrolleve është mbrojtja e shëndetit publik dhe respektimi i ligjit.
“Kontrollet do të vazhdojnë pa paralajmërim në gjithë territorin e komunës. Apelojmë te të gjithë operatorët që të veprojnë në përputhje me standardet ligjore”, thuhet në njoftim.
Burimi: botasot.info